Showtime

Stresi për Fjolla Morinën: Ka probleme psiqike, institucionet shëndetësore të merren urgjent me të

07/01/2023 09:15
nga:Gazeta Blic

Këta janë krimi i organizuar”, Stresi reagon pas deklaratës së Fjolla Morinës: Duhet dërguar urgjent në institucionin përkatës

Fjolla Morina tronditi jo pak opinionin publik mëngjesin e ditës së premte ku deklaroi se e dinte se kush e kishte zhdukur “mbretin e basteve” Ervis Martinaj, si dhe akuzoi ish-bashkëshortin e saj Fisnik Syla, këngëtaren Morena Taraku, reperin Arkimed Lushaj të njohur me emrin e artit Stresi, dhe disa persona të tjerë se janë pjesë e krimit të organizuar dhe kanë vrarë njerëz.

 

Lidhur me këto deklarata ka reaguar dhe reperi i Stresi, i cili ju bën thirrje autoriteteve shëndetësore të marrin nën kujdes këngëtaren Morina, ndërsa nuk i përmend emri.

Sipas tij kur dikush kalon në depresion apo ka momentet të tilla institucionet duhet të kujdes, dhe nuk duhet t’ lënë rrugës këta persona.

Çfarë tha Fjolla Morina për Ervis Martinajn

Ajo pretendon se e di kush është personi që fshihet pas zhdukjes së Martinajt dhe akuzon shtetasin D.K nga Shijaku.

“Kjo është ora e Vis Martinajt në dorën time, ma ka dhënë në klip. Këta e dinë çfarë kanë bërë me të dhe tani me mua e fëmijën tim çfarë duan të bëjnë?” shprehet këngëtarja. /albeu