Showtime

Stresi me hatërmbetje të madhe nga Artani – por, pse?

01/12/2023 07:53
nga:G B

Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Stresi gjatë natës së sotme i është përgjigjur Andit në një pyetje goxha interesante.

Andi ka kërkuar të dijë momentin më të vështirë të Stresit brenda aventurës së tij në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, ndërsa edhe përgjigjja e rep artistit, ishte plotësisht transparente.

Ai është shprehur të jetë i zhgënjyer nga Artani.

“Nuk ka pasur moment më të vështirë se në Prime të kaluar edhe sonte, sepse po prap me atë person që po flas, që e kundërshtova edhe sonte është shoku ynë i mirë, Artani. Besoj që jam hapur shumë, por nuk kam bërë gabim sepse ky jam unë dhe kështu i hapem të gjithë atyre që më japin atë lloj dashurie siç ma ka dhënë ai”, ka thënë Stresi.

“Mendoj se është hera e dytë që Artani flet me tendencë, edhe zemra ime më thotë ‘Arkimed, zgjohu’. Zemra ime e din se si po rrah akoma aq shumë. Më ka quajtur ‘vëlla’, e doli të jetë lojë”, ka thënë tutje ai.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.