Showtime

Stresi me fjalë të mëdha për Kurtin, Shota i kundërpërgjigjet

12/08/2022 13:50
nga:G C

Reperi i njohur shqiptar, Stresi vazhdon të komentohet rreth deklaratave të tij në shtëpinë më të përfolur të momentit “Big Brother Vip Kosova”.

Gjatë një bisede me banorët, Stresi kishte disa fjalë për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai e quajti Kurtin një lider të zgjuar të ballkanit, i cili sipas tij do të marr merita për politikën që ai bënë, shkruan Paparaci.

“Une mendoj që Albin Kurti është një lider ekstrem i zgjut në ballkan. Ka me marrë merita për politikën që bënë. Një lider si ai, me atë zgjuarsinë si ai, une nuk kam parë. Mas Ibrahim Rugovës”, thotë ai.

Këtë derklaratë të reperit e komentoi aktorja e njohur kosovare, Shota Baraliu e cila kërkoj nga reperi të jetojë në Kosovë dhe ta shoh nëse do të vazhdoj t’a dojë Kurtin.

“Na nuk thojmë se nuk është i zgjut, po neve po na merr në qafë. Hajde jeto në Kosovë të kallxoj qysh ki me e dashtë Albinin”, tha Shota.