Showtime

Stresi i reagon sërish Albulena Haxhiut: Më mirë ekstrado trupin e Fatonit, se sa me u marr me ne

08/08/2024 15:41
nga:Sh R

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj – Stresi, është kthyer në një prej personazheve më të përfolur të momentit në media.

Ai aktualisht ndodhet në arrati, pasi është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, teksa në Shqipëri gjendet edhe një kërkesë për ekstradimin e tij – e cila është nënshkruar nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

E ndaj kësaj të fundit, reperi me origjinë nga Tropoja ka bërë një tjetër reagim nga arratia, duke shkruar në InstaStory se është më mirë që të merret me ekstradimin e trupit të Faton Hajrizit, se sa me të dhe Noizyn.

“Nuk më takon me fol për çështjet e brendshme të Kosovës, por ma mirë ekstrado trupin e Fatonit sesa me u marrë me ne. Sa njerëz rrihen çdo ditë si anej si knej a duhet me i ekstradu? Hajgare s’te vjen marre. Kjo është më shumë ego e jotja se sa drejtësi”, ka shkruar Lushaj në InsatStory.

Ndryshe nga Stresi, Noizy është arrestuar në Shqipëri dhe tashmë po mbahet në arrest me burg nga Gjykata e Tiranës për qëllime ekstradimi në Kosovë.

E gjithë kjo çështje ka të bëjë me një konflikt të ndodhur jashtë një diskoteke në Pejë, ku Stresi dhe Noizy thuhet se u përfshinë në një konflikt me influencuesin e rrjeteve sociale, Medi Iseni.