Showtime

Stresi flet për Einxhel dhe Dagz:“I shkreti Dagzi, ajo rri veç diskove puthu me njërin..”

01/23/2022 11:40
nga:Donika Fetahu

Reperi i njohur nga Shqipëria, Arkimed Lushaj, ndryshe i njohur për publikun si Stresi, ka folur hapur për lidhjen e Einxhel dhe Dj Dagz, brenda “BBV”.

Në emisionin “Stay Tuned”, reperi ka habitur me deklaratat e tij karshi moderatores shqiptare Einxhel Shkira, njëherit banore e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother Vip”, shkruan GazetaBlic.

“Egoiste shumë, naive shumë. Nuk është modeli për ta ndjekur. Ajo në “Big Brother” kishte deklaruar që e kanë sharë e më pas i kanë kërkuar falje. Jo vajzë e dashur, nuk të kam kërkuar falje e as nuk të kërkoj falje. Ajo nuk ka lidhje me fjalën VIP. Ka qenë gjithë jetën diskove darkave, puthu me njërin..”, kanë qenë fjalët e Stresit.

Tutje për lidhjen e saj me Dj Dagz, ai shtoi:” I shkreti ai, unë e shoh si peshk atë”./GazetaBlic/