Showtime

Stresi flet për Beatrixën:”Diçka e shpifur, ky është realiteti i femrave shqiptare që bëjnë gjeste të tilla”

01/23/2022 13:03
nga:Donika Fetahu

Reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi së fundi ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të disa deklaratave të tij lidhur me ngjarjet e fundit në “Big Brother Vip”.

I njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë, Stresi në emisionin “Stay Tuned” ka folur hapur për “BBV” duke thënë se nuk do të bëhej asnjëherë pjesë e një formati të tillë, shkruan GazetaBlic.

Ai tregoi se e ndjek spektaklin dhe se është në dijeni për ngjarjet që kanë ndodhur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Donaldi është shumë djalë i mirë, e kam dhe shok. Realisht e kam shumë shok, shkojmë shumë mirë me të. Nuk mund ta gjykoj se çfarë ka bërë Donaldi, po unë gjykoj Trixën shumë. Ky është realiteti shqiptar dhe femrës shqiptare, që bëjnë këto gjeste. Dikur Trixa ka qenë komentuese e fotove, puthjeve të Donaldit. Ky është një realitet i hidhur i joni që ndodhë shpesh. Nuk ka pas të drejtë në atë mënyrë. Ishte diçka e shpifur, të puthesh aty para kamerave, nuk kam pse e gjykojë, por Beatrix e ka bastarduar”, u shpreh reperi sa i përket trekëndëshit më të përfolur në mediar rozë Donald-Bora-Beatrix./GazetaBlic/