Showtime

Stresi flet hapur me banorët për pajtimin e tij me Noizyn pas 11 vitesh

12/08/2022 20:28
nga:G B

11 vjet më parë sherri mes Noizyt dhe Stresit përfundoi në gjykatë.

Bëhet fjalë për ngjarjen në Pallatin e Kongreseve ku do të zhvillohej edicioni i radhës i festivalit “Top-Fest” me pjesëmarrë Noizyn. Ky i fundit ka hyrë në ambientet ku do të zhvillohej festivali, në pritje të debutimit, ndërsa një pjesë e shokëve dhe fansave të tij kanë qëndruar jashtë Pallatit të Kongreseve. Në festivalin “Top Fest” do të merrte pjesë dhe grupi me drejtues shtetasin Arkimed Lushaj. Drejt Pallatit të Kongreseve janë drejtuar dhe miqtë e fansat e këtij grupi muzikor, mes tyre EDHE Jetnis Dollapaj, tashmë i ndjerë.

Ky i fundit i ishte afruar Pallatit të Kongreseve me një automjet tip Fuoristradë dhe pasi kishte vënë re prezencën e fansave të grupit muzikor “OTR”, konkretisht shtetasve F.Muça, K. Çela, R. Cerenishti, A.Shkembi, E.Gjici, M.Blazeri, E.Simoni, ka zbritur nga automjeti dhe ka nxjerrë nga një çantë sportive një automatik. Është afruar pranë automjetit tip Benz, ku qëndronin fansat dhe ka qëlluar disa herë me qëllim kanosjen e tyre, në një distancë të afërt prej 10 – 15 m. Nga goditjet nuk ka pasur dëmtime. Më pas, i pandehuri Jetnis Dollapaj është larguar me vrap në drejtim të sheshit “Nënë Tereza”. Gjatë vrapimit i ka rënë arma automatik dhe më pas është kapur nga punonjësit e policisë.

Nga mesi i këtij viti u bë e njohur se të dy reperët kishin lënë hatër mbetjet dhe sherret në të kaluan dhe kanë hapur një kapitull të ri.

Në lidhje me këtë Stresi foli edhe me banorët brenda shtëpisë duke thënë se fansat u gëzuan tej mase kur morën vesh për pajtimin e tyre.