Showtime

Stresi e përmendi në BBVKS, reagon Flori

12/08/2022 20:31
nga:G B

Reperi Stresi ka folur së fundmi sa i përket rolit të Flori Mumajesit në karrierën e tij.

Në një bisedë me Alisën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duke folur për kantautorin e njohur, ai u shpreh se çelësi i suksesit të tij është Flori Mumajesi.

‘Isha në rrugë duke bërë muzikë të keqe dhe ai më mori nga rruga dhe më tha se kështu bëhet muzika’, u shpreh Stresi.

Sekuencën e ka ndarë me ndjekësit e tij Flori.

Me gjasë i lodhur nga mungesa e virtytit të mirënjohjes, ai deklaron:

‘E rrallë, si është e mundur pas kaq vitesh mirënjohjeje. Hallall ta bëftë Zoti, Stresi’.

BBVKS nisi rrugëtimin të hënën në Klan Kosova dhe transmetohet ekskluzivisht 24 orë në 24 në dy kanale në platformat ArtMotion dhe Kujtesa.