Showtime

Stresi e konfirmon ndarjen me Kejsin dhe ky është mendimi i tij për të

07/13/2021 18:18
nga:Q R

Rep-artisti krahas punës së tij në muzikë shpesh komentohet edhe për jetën private.

Lidhja e tij e dashurisë me Kejsin ka qenë tejet e komentuar në media rozë.

Çifti i njohur shpesh janë komentuar për lidhje dhe ndarjes mes tyre megjithatë reperi së fundmi ka treguar raportin e tij me ish-partneren.

Përmes një storie në Instagram, Stresi ka shkruar se nuk janë më bashkë dhe shumë vite do kalojnë dhe nuk do gjen vajzë sikur ajo.

“Po ua shpjegoj një herë e mirë të gjithëve ju që me zor e prisni këtë lajm dhe do ju bëhet qejfi se kështu jeni ju. Vajzë më të mirë dhe familje më të mirë se ajo, sot e 1000 vjet unë s’do gjej më, por jeta kështu është nuk mbaron këtu, vazhdon, kështu që boll më me këto pyetje. Jo s’jemi më bashkë”, ka thënë ai.