Reperi i njohur, Stresi është vetdorëzuar në stacionin e Policisë në Pejë sot rreth orës 09:00.
Artisti është paraqitur atje bashkë me avokatin e tij.
Aktualisht është duke u intervistuar nga policia.
Stresi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë së Kosovë nën dyshimet se ishte përfshirë në një incident në një klub nate në Pejë.