Një lajm i bujshëm vjen nga Anglia, ku Newcastle, skuadra më e pasur në botë kërkon të nënshkruajë më Strakoshën në merkaton e janarit.
“The Sun” shkruan se gardiani shqiptar kërkon një sfidë të re dhe drejtuesit janë gati të bisedojnë me Strakoshën.
Ideja e sheikëve është të firmosin një parakontratë me Strakoshën, që më pas Lacio ta lërë të lirë me një shumë të vogël, dhe të heqë dorë nga pretendimet e mëdha.
Kjo do të ishte një lëvizje e bujshme për gardianin e Kombëtares, pasi Newcastle po kërkon të vërë në jetë një projekt shumë milionësh dhe së bashku me shqiptarin do të afroheshin dhe emra të njohur të futbollit europian.Strakosha nuk është i vetmi pasi Magpies janë interesuar për Marc-Andre ter Stegen dhe Dean Henderson të Manchester United.


