Sporti

Strakosha kërkon largimin nga Lazio

05/15/2021 11:37
nga:E K

Portieri shqiptar, Thomas Strakosha është i palumtur në skuadrën nga kryeqyteti italian.

Gardiani shqiptar, Stakosha, ishte titullar i padiskutueshëm për katër sezone te Lazio, megjithatë që nga transferimi i Pepe Reinës ai e ka parë vetën në bankën rezervë, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas gazetës italiane, “La Gazzetta dello Sport”, Strakosha do të kërkojë të largohet në fund të sezonit nga Lazio, për të gjetur një ekip ku mund të luaj si titullar.

Strakosha këtë edicion është aktivizuar vetëm në 9 ndeshje në të gjitha garat.

Ai ka kontratë me Lazion deri në vitin 2022.

/GazetaBlic Sport/