Sporti

Strakosha afër transferimit te Manchester United

07/10/2022 09:03
nga:E K

Portieri shqiptar, Thomas Strakosha është afër transferimit te Manchester United.

Starkosha është një lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Lazion.

Ai është ende pa klub, por duket se së shpejti do të jetë lojtari më i ri i Manchester United.

‘Djajtë e Kuq’ janë në kërkim të konkurrencës në portë për David De Gean, pasi spanjolli aktualisht është pa partner.

Sipas ‘Metro’, United është shumë afër arritjes së një marrëveshjeje me portierin shqiptar, Thomas Strakosha.

27-vjeçari është pa ekip dhe do të vinte në Mançester me kosto zero.

Mbetet të shihet nëse do të ndodhë një lëvizje e tij drejt gjigantit anglez.