Lajme

Stradner: Rusia intensifikon propagandën për “myslimanët ekstremistë” që përfshijnë Kosovën, Shqipërinë e BeH-në

03/29/2024 08:44
nga:N K

Stradner: Rusia intensifikon propagandën për “myslimanët ekstremistë” që përfshijnë Kosovën, Shqipërinë e BeH-në

Para pak ditësh, Ivana Stradner, eksperte për Ballkanin dhe këshilltare në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë (FDD) nga Uashingtoni paralajmëroi për një anomali që po ndodh në Rusi, pas sulmit që ndodhi në sallën e koncerteve në Moskë.

Ajo alarmoi se nëpër disa kanale të Telegramit po qarkullojnë disa tekste që implikojnë Kosovën, Shqipërinë e Bosnje Hercegovinën në propagandën ruse për ndërlidhje me sulmin, përgjegjësinë për të cilin e mori ISIS.

Përveç me sulmit, në propagandë ata përfshijnë edhe siç pretendojnë një kërcënim terrorist që këta myslimanë paraqesin për Serbinë.

“Pas sulmit terrorist në Rusi, mediat 🇷🇺 po shpërndajnë artikuj për “myslimanët ekstremistë” nga Bosnja, Shqipëria dhe Kosova dhe një kërcënim terrorist që ata paraqesin për Serbinë”, ka shkruar Strander në X, e cila ka shpërndarë një faqe ruse dhe një tekst autorial të një profesoreshe ruse me ndikim në Moskë.