Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka thënë se Kurti nuk i është përgjigjur Prokurorisë dhe nuk jep pesë pare çfarë thotë Gjykata Kushtetuese, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo është e rrezikshme dhe se Kurti është i bindur se politika që ai bën ka më shumë moral, drejtësi dhe të vërteta, se sa në ligjet e Kosovës.
Ai ka thënë se kjo duhet të ndalet.
Postimi i tij i plotë:
Kryeministri në katrithje Kurti, nuk i është përgjigjur Prokurorisë dhe nuk jep pesë pare çfarë thotë Gjykata Kushtetuese. E ne jemi ngrit një milet në këmbë për tia bërë me dije se nuk po e kupton drejtë ate çka tha Gjykata Kushtetuese. . O nuk është ky problemi. E ku është pra ? Po e përsëris për të satën herë, kuptone dhe kjo është e rrezikshme. Ai me pasuesit e tij është i bindur se, në politikën që ai bën ka më shumë moral, drejtësi dhe të vërteta, se në ligjet e Kosovës, se në Kushtetutën e vendit, se në çdo politikë tjetër. Kështu është tash e sa vite. Ky është themel mbi të cilin ka lindur autokracia kosovare e Kurtit. Kjo është bazë mbi të cilën është mbëltuar antievropianizmi, konkretisht mendimit politik “kurtizian”. Kjo duhet të ndalet sa nuk është ndalur Kosova.
Stop”kurtiZImit” të Kosovës.


