Sporti

Stones: Kemi fituar shumë eksperiencë, jemi gati për finalen

07/11/2021 14:44
nga:E K

John Stones ishte i pranishëm në konferencën e djeshme për shtyp të anglezëve dhe preku edhe një herë penalltinë e diskutuar kundër Danimarkës.

“E pashë dhe ishte penallti. Gjyqtari mori vendimin e duhur. Nuk dua të hyj në polemika, por siç e pashë unë, ishte një vendim i drejtë”.

Pastaj, i pyetur se si do të ndryshonte jeta e tij nëse do të triumfojë kundër Italisë, mbrojtësi i Manchester Cityt ka thënë: “As nuk guxoj ta mendoj. Është një arritje e jashtëzakonshme që jemi në ‘Wembley’ dhe fakti që e luajmë në shtëpi finalen e bën akoma më shumë speciale. Është diçka që e kishim ëndërruar që në fillim të turneut. Kemi fituar shumë eksperiencë dhe jemi gati për të dielën. Duam trofeun“, tha Stones.