Lajme

Stoltenbergu do të jetë pjesë e Forumit Ekonomik Botëror në Davos

05/23/2022 18:30
nga:G B

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të marrë pjesë në Takimin e Përvitshëm të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Pos pranisë së tij në takim, Stoltenbergu do të takohet edhe me udhëheqës të tjerë ndërkombëtarë që do të jenë pjesë e eventit.

Ai do ta mbajë një fjalim në këtë forum, e i cili do të pasohet me një sesion pyetje-përgjigjesh.

Më pas, pikë e diskutimit do të jetë edhe siguria në Evropë, ku në panel të diskutimit do të jetë edhe vetë Stoltenbergu, por edhe kryeministri i Belgjikës, Ministri i Mbrojtjes i Holandës dhe presidenti i Maqedonisë së Veriut.