Lajme

Stoltenberg: NATO synon të shmangë konfliktin me Rusinë

05/24/2022 16:10
nga:Astrit Gashi

NATO nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë sepse dëshiron të shmangë luftën me Rusinë, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

Ai kujtoi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se që nga shpërthimi i luftës, NATO ka “forcuar ndjeshëm mbështetjen e saj për Ukrainën në mënyrë që të ruajë të drejtën e vendit për vetëmbrojtje”.

“Përgjegjësia kryesore e NATO-s është të mbrojë të gjithë aleatët dhe të parandalojë përshkallëzimin e kësaj lufte. Ne nuk duam të provokojmë një konflikt, por ta parandalojmë atë dhe të ruajmë paqen”, tha Stoltenberg.

Ai tha se që nga viti 2014, vendet anëtare të NATO-s kanë shpenzuar tashmë dhjetëra miliarda dollarë për trajnimin dhe pajisjen e ushtrisë ukrainase.

Stoltenberg shtoi se vendet anëtare të Aleancës filluan të forcojnë sigurinë e tyre atë vit dhe se 40 mijë ushtarë ushtarë janë aktualisht nën komandën e NATO-s pranë kufijve me Rusinë, me “mjete të rëndësishme ajrore dhe detare dhe se 100 mijë të tjerë janë në gatishmëri të lartë”.