Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u takua me Kryetarin e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, me ç’rast tha se NATO është e palëkundur në mbështetjen e saj për paqen dhe stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Stoltenberg ka shkruar në Twitter se ka biseduar me Xhaferoviqin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, për të cilin thotë se është më i rëndësishëm se kurrë, për shkak të luftës në Ukrainë.
“Takim i mirë me Shefik Xhaferoviqin, kryetar i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë. NATO është e palëkundur në mbështetjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Bashkëpunimi ynë është më i rëndësishëm se kurrë më parë, për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë”, theksoi Stoltenberg.
Good meeting with Šefik Džaferović, Chairman of the Bosnia & Herzegovina Presidency, on further deepening our cooperation. #NATO is steadfast in supporting peace & stability across the Western Balkans. Our cooperation is more important than ever, due to #Russia's war in #Ukraine. pic.twitter.com/u1SJNFQ4I7
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) May 25, 2022


