Lajme

Stoltenberg: Lëvizja e trupave ruse nuk konfirmon tërheqjen

02/16/2022 10:57
nga:Q R

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka kërkuar Rusisë të dëshmoj se po tërheq trupat nga afër kufijve të Ukrainës.

“Mbetet për t’u parë nëse ka një tërheqje ruse. Ajo që ne shohim është se ata kanë rritur numrin e trupave dhe më shumë trupa janë në rrugë,” u tha Stoltenberg gazetarëve në fillim të një takimi dy-ditor të mbrojtjes së NATO-s, shkruan Aljazeera.

“Nëse ata me të vërtetë fillojnë të tërheqin forcat, kjo është diçka që ne do ta mirëpresim. Ata gjithmonë i kanë lëvizur forcat përpara dhe mbrapa, në mënyrë që ne të shohim lëvizjen e forcave, të tankeve të betejës, kjo nuk konfirmon një tërheqje të vërtetë”, tha Stoltenberg.

Besnik Tahiri kërkon që Ligji i Pagave të rregullohet, jo të bie