Lajme

Stoltenberg i përgjigjet Kroacisë, droni që ra në Zagreb nuk ishte i armatosur

03/15/2022 15:43
nga:Astrit Gashi

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg tha se droni që ra në një pjesë të Zagrebit nuk ishte i armatosur.

Ai u tha gazetarëve se NATO po ndiqte ngjarjet e rrëzimit të dronit në Rumani, si dhe në Kroaci.

“Kjo tregon se ka një rritje të aktiviteteve ushtarake në ajër, e gjithashtu edhe rritje të numrit të aksidenteve. Ne duhet të reagojmë kur është e nevojshme dhe të kemi komunikim edhe me Rusinë për të parandaluar situata vërtet të rrezikshme. Kjo është arsyeja pse ne monitorojmë hapësirën e NATO-s gjatë gjithë kohës,” tha Stoltenberg.

Kujtojmë, një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në në Zagreb pak pas orës 23:00 të së enjtes dhe mediat kroate raportuan se një gropë e madhe ka mbetur në tokë dhe se me sa duket diçka ka rënë në tokë dhe ka shpërthyer.

Shefi i Departamentit të Policisë Ushtarake të Kroacisë, Vlado Kovaçeviq, ka konfirmuar se nga mbetjet e dronit është nxjerrë një kuti e zezë, e cila është dëmtuar pjesërisht.