Lajme

Stoltenberg: I inkurajoj Kurtin e Vuçiqin t’i zgjidhin çështjet e pazgjidhura përmes dialogut

08/28/2022 17:31
nga:G B

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka mirëpritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet identifikuese.

Ai përmes një cicërime në twitter, ka inkurajuar të dyja palët, sikur Kosovën ashtu edhe Serbinë, që tutje edhe çështjet e pazgjidhura t’i zgjidhin përmes dialogut.

”E mirëpres marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja për lëvizjen e lirë ndërmjet #Kosovës dhe #Serbisë. Unë i inkurajoj të dy @predsednikrs & @albinkurti për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes dialogut politik. @NATO_KFOR mbetet vigjilent”, shkruan Stoltenberg.