Lajme

Stoltenberg flet për Kosovën në një konferencë për siguri globale

11/30/2021 16:17
nga:M K

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një fjalimi që mbajti në Letoni ka folur edhe për rëndësinë e prezencës së NATO-s në Ballkani Perëndimor.

Ai ka përmendur edhe rolin e NATO-s në Kosovë në konferencën për siguri globale “Pikëpamja e NATO-s drejt vitit 2030 e tutje”, e cila po mbahet në Letoni.

“Ne kemi kaluar një rrugë të gjatë në Ballkanin Perëndimor dhe prezencën e NATO-s aty që nga vitet e ’90-ta”, ka deklaruar Stoltenberg.

Ai ka thënë se NATO ka nidhmuar që të përfundojnë dy luftëra etnike në Ballkanin Perëndimor, duke përmendur luftën në Bosnje e Hercegovinë dhe më vonë atë në Kosovë.

”Kemi ndihmuar të përfundojmë dy luftëra etnike atë në Bosnjë Hercegovinë dhe më vonë atë në Kosovë e Serbi. Kemi prezencë domethënëse në Kosovë nëpërmjet KFOR-it dhe po ashtu në Bosnjë”, ka thënë ai.