Turizem

Stjuardesa zbulon pse mbajnë këtë pozicion në aeroplan para nisjes dhe gjatë aterrimit të fluturakes

03/06/2024 10:50
nga:N K

Pasagjerët e kujdesshëm dhe vigjilentë kanë vënë re së fundmi se si anëtarët e kabinës bëjnë një veprim të pazakontës gjatë nisjes dhe aterrimit të aeroplanit.

Tani, një stjuardesë ka treguar se pse bëhet ky veprim dhe çfarë shërben për sigurinë e ekuipazhit, shkruan Metro.co.uk.

Henny Lim, anëtare e linjës ajrore me bazë në Filipine, Cebu Pacific tregoi përmes një videoje në TikTok se pse saktësisht anëtarët e ekuipazhit vendosin duart nën këmbë tek sediljet gjatë këtyre periudhave të veçanta.

 

@_hennylim_ Why do cabin crew sit on their hands while in their jumpseats? Check this video out to know! Special guest for today’s video: Clare demecillo Follow my Official Facebook Page: “Henny Joyce Lim” Follow me on Instagram: _hennylim_ #fyp #HJL #cabincrewlife #bracingposition #cebupacific #groundstop ♬ Aesthetic – Tollan Kim

Lim, shpjegoi se ky në fakt quhet “pozicioni i shtrëngimit”.

Ajo shton se ky pozicion përfshin shtrëngimin e rripave të sigurimit, pozicionimin e drejtë të trupit dhe duart të vendosura poshtë këmbëve.

“Qëllimi është të mbahet trupi në një pozë të ngurtë në mënyrë që nëse ndodhë diçka nga një emergjencë e paplanifikuar, trupi të ketë më pak lëndime”, thoshte stjuardesa në video.

“Këto masa e mbajnë të kufizuar lëvizjen e trupit në mënyrë që të ketë më pak shanse për lëndim nëse ndodh një emergjencë”.