Cult

Stilistja 74-vjeçare zbulon sekretin e pamjes së saj “sfiduese ndaj moshës”

10/24/2023 10:04
nga:G C

Vera Wang ka zbuluar arsyen e “harresës” së plakjes.

Në një intervistë të enjten me “Page Six Style” në DKMS Gala në Nju Jork, stilistja 74-vjeçare e modës tha: “Unë ha McDonald’s, absolutisht. E porosis çdo ditë, ha për shembull dy javë rresht, dhe pastaj e ndryshoj” dietën.

Dizajnerja tregoi gjithashtu se i pëlqen të hajë petulla (donuts).

“Më pëlqejnë petullat e mbushur me krem, të lyera me sheqer. Është si një petull xhelli, por brenda është me krem, krem vanilje”, tha Wang.

Më herët, në një interviste me BBC 100 Women vitin e kaluar, Wang kishte thënë se shpesh pyetet për sekretin që qëndron pas dukjes së saj që sfidon moshën.

“Është shumë komplimentuese dhe jam shumë mirënjohëse për këtë. Por, më kanë pyetur se cilat janë ‘sekretet’ e mia”, kishte thënë ajo.

“Kam qenë në modë që në moshën 19-vjeçare. Jo para kamerës, pas saj. Nuk kam menduar kurrë për rininë, ndoshta sepse punoj me femrat më të bukura në botë çdo ditë. Dhe për shkak të kësaj unë i përfytyroj më shumë si muzat e mia, dhe ndoshta është një mënyrë për t’u marrë me plakjen që është produktive”, shtoi Wang.

Wang e kishte vlerësuar punën e saj si arsyen e rinisë së saj. “Gjithmonë kam thënë se kokteji i vodkës, shumë gjumë – por puna – puna është eliksiri magjik”, kishte thënë ajo.