Niko Komani, stilisti i njohur shqiptar, së fundmi ka qenë i ftuar në “Live from Tirana”, ku ka folur hapur sa i përket ngjarjeve që kanë ndodhur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother Vip”.
Sipas tij fituese e këtij edicioni duhet të jetë modelja e njohur Beniada, shkruan GazetaBlic.
Ndërkohë, ai ka shpalosur të ‘palarat’për Ilirin ku tha se edhe te “Dancing with the stars” nuk ka qenë i shoqërueshëm dhe nëse e kundërshtoje hakmerrej.
“Iliri nuk ka qenë fare social tek “Dancing with the Stars”, nuk na fliste. Nëse ti i përgjigjeshe ironisë së tij, Iliri të eliminonte. Ka plot lojtarë që kanë marrë pjesë aty që kanë ankesa edhe sot e kësaj dite. Diçka t’i thuash kundrra ai të merr inat dhe nuk është normale për një artist si ai. Është hipokrit. Habitem me gjërat apsurde që thotë dhe askush nuk reagon. Unë do të reagoja sepse i di, ai nuk mbështetur njeri dhe i pëlqejnë lajkat. Ka qenë te ‘Amici’ dhe ka patur një karrierë të mirë në Itali. Gjykonte të tjerët që vinin nga ‘reality show’ kur ai ka qenë vet aty. Ai gjithçka që bën kur do t’i hedhi dikujt baltë përmend pjesën që ka qenë në Itali“, u shpreh stilisti./GazetaBlic/


