Aston Villa ka nënshkruar me mbrojtësin Calum Chambers nga Arsenali.
27-vjeçari, i cili mund të luajë si mbrojtës qendror ashtu edhe mbrojtës i djathtë, ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare e gjysmë në Villa Park, përcjell GazetaBlic Sport.
Ardhja e tij pason ato të Philippe Coutinho, Lucas Digne dhe Robin Olsen ndërsa Steven Gerrard riformon skuadrën e tij.
“Është një klub masiv dhe ata janë në një moment të mrekullueshëm në këtë moment. Trajneri bëri shumë mirë te Rangers. Ai është një trajner i ri, emocionues dhe mezi pres të punoj me të”, tha Chambers për faqen zyrtare të Aston Villas.
/GazetaBlic Sport


