Sporti

Steven Gerrard rezulton pozitiv me koronavirus, i mungon skuadrës në dy ndeshjet e ardhshme

12/25/2021 19:24
nga:Mergim Rreci

Aston Villa ka konfirmuar se trajneri Steven Gerrard nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në dy ndeshjet e ardhshme në Premier League.

Ai ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe do t’i mungojë skuadrës për së paku dy javë, shkruan GazetaBlic Sport.

Aston Villa luan me Chelsean dhe Leeds United në dy takimet e radhës dhe mungesa e Gerrard do të jetë një mangësi e madhe.

Kujtojmë se trajneri anglez e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën tek “Lions”.

/GazetaBlic Sport/