Sporti

Steven Gerrard pranë marrëveshjes me kombëtaren e njohur, do të debutonte ndaj Shqipërisë

01/15/2023 13:33
nga:Lorik J

Steven Gerrard mund të fillojë një aventurë të re, duke drejtuar Kombëtaren e Polonisë. Trajneri anglez është njëri prej kandidatëve për të udhëhequr polakët në vazhdim.

Sipas gazetës polake, “Meczyki”, Gerrard ka zhvilluar bisedime me Federatën e Futbollit të Polonisë për këtë pozitë. Nëse arrihet marrëveshja, 42-vjeçari do të bëhej pasardhës i Czeslaë Michnieëicz, me të cilin Federata polake ndërpreu bashkëpunimin shkaku i rezultateve jo të mira në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ndërkaq, Gerrard është trajner i lirë që nga tetori i vitit të kaluar – kur u shkarkua nga Aston Villa për shkak të rezultateve të dobëta. Steven Gerrard më herët ka udhëhequr edhe Rangers, teksa ka qenë trajner edhe te të rinjtë e Liverpool.

Nëse do të arrihej marrëveshja me federatën polake, për ironi të fatit, ndeshja e parë zyrtare e Gerrard do të jetë kundër Shqipërisë më 27 mars, sfidë që do të luhet në Varshavë, e vlefshme për elimininatoret e Euro 2024.