Sporti

Steven Gerrard kërkon largimin nga Al Ettifaq

18 ditë më parë
nga:Mergim Rreci

Raportohet se Steven Gerrard po kërkon të largohet nga pozita e trajnerit tek Al Ettifaq.

Trajneri anglez nuk ka pasur rezultate të mira tek skuadra arabe, transmeton GazetaBlic Sport.

Largimi i tij kërkon negociata në lidhje me klauzolën e lirimit, duke pasur parasysh se kontrata e tij është deri në qershor të vitit 2027.

Trajneri aktualisht fiton një pagë vjetore prej afërsisht 5 milionë dollarë, por ai është i hapur për të ulur shumën që do të marrë pas përfundimit të kontratës me marrëveshje të përbashkët.

/GazetaBlic Sport/