I magjepsur nga performanca e jashtëzakonshme e Ayoub Bouaddi për Marokun, Steven Gerrard do të donte ta shihte atë të veshur me ngjyrat e Liverpoolit.
Në një intervistë të raportuar nga Inside Reality Football, legjenda e Reds shprehu dëshirën e tij që klubi anglez ta ndjekë mesfushorin 18-vjeçar gjatë Kupës së Botës 2026 me qëllim që ta nënshkruajë atë më pas:
“Do të doja që Liverpool ta mbante nën vëzhgim gjatë gjithë turneut dhe të përpiqej ta transferonte më pas,” deklaroi Steven Gerrard.
Ayoub Bouaddi është aktualisht nën kontratë me Lille. Mesfushori shumë premtues 18-vjeçar po tërheq vëmendjen e disa klubeve evropiane.
/GazetaBlic Sport/


