Lajme

Stërvitje të reja të KFOR-it kundër trazirave, marrin pjesë katër shtete

09/05/2025 16:41
nga:Y I

Batalioni i manovrave në KFOR ka kryer stërvitjet e reja kundër trazirave në kampin e Novosellës.

Në këto stërvitje kanë marrë pjesë ushtarët e Polonisë, Finlandës, Letonisë dhe SHBA-së.

Ata kanë marrë pjesë në stërvitjet për asgjësimin e pengesave, kontroll të turmave, shpërbërje të eksplozivëve dhe trajtime mjekësore.