Kombëtarja e Anglisë ka siguruar kalimin tutje në çerekfinale të Euro2020.
Anglia ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj kombëtares së Gjermanisë për të siguruar një vend në çerekfinale të Euro2020, shkruan GazetaBlic Sport.
Sterling dhe Kane shënuan për Anglinë në këtë ballafaqim.
Pas ndeshjes, Sterling u shpreh shumë i lumtur që ka ndihmuar kombëtaren e tij të kalojë në çerekfinale.
“Ndjenjë e mirë, ne e dinim se duhej të bënim një paraqitje të madhe kundër një skuadre të mirë dhe e bëmë atë sot. “Të shënosh për vendin tënd do të jetë gjithmonë e veçantë dhe është një moment i veçantë për mua”, tha fillimisht Sterling për BBC One.
“Unë festova dhe për gjysmë sekonde mendova “le të mos jetë ofsajd”. Me të vërtetë i lumtur që hyri topi dhe fituam.”
“Tani duhet të përqendrohemi për lojën tjetër”, përfundoi Sterling.
/GazetaBlic Sport.


