Sporti

Sterling në mesin e lojtarëve më të paguar tek Chelsea, por nuk do të luajë asnjë minut tek Chelsea

09/04/2025 13:26
nga:Mergim Rreci

Chelsea bëri një punë të mirë para përfundimit të afatit kalimtar, duke larguar disa lojtarë që nuk ishin pjesë e planeve të Enzo Maresca-s, por Blutë nuk arritën të përfundonin largimin e njërit prej lojtarëve më të paguar në ekip, Raheem Sterling.

Ish-lojtari i kombëtares angleze nuk është aspak pjesë e planeve të Maresca-s, ai u dërgua në huazim te Arsenali vitin e kaluar, por atje nuk mori shumë kohë loje nga Mikel Arteta.

Sterling u rikthye te Chelsea, muajin e kaluar pati disa oferta nga klube në Premier League angleze, por asnjëra prej tyre nuk arriti të gjente një gjuhë të përbashkët me “Blutë” për ta transferuar atë në radhët e tyre.

Merkatoja e transferimeve në Angli është mbyllur, por Chelsea shpreson se mund të gjejë një blerës për ish-yllin e Manchester Cityt dhe Liverpoolit në Turqi ose Arabinë Saudite. Përgjigja erdhi menjëherë nga Sterling dhe agjenti i tij – Raheem nuk dëshiron të largohet nga Anglia dhe nuk do t’i marrë fare në konsideratë oferta të tilla.

Kjo praktikisht do të thotë se ai është gati të qëndrojë në Stamford Bridge, të stërvitet me ekipin e të rinjve nëse i kërkohet, por edhe të marrë pagën e madhe prej 300,000 paundësh në javë të paktën deri më 2 janar, kur do të hapet merkato e transferimeve dimërore.

Sterling ka një kontratë me Chelsean deri në vitin 2027.

/GazetaBlic Sport/