Aventura e Sterling te City është drejt fundit.
Në deklaratat e fundit, 26-vjeçari anglez, Raheem Sterling, tregoi interes për ndryshimin e skuadrës, ai që tashmë është përfolur disa herë për një largim të mundshëm nga City, shkruan GazetaBlic Sport.
“Nëse do ishte opsioni që të shkoja diku tjetër për minuta më të shumtë, do të isha i hapur për të”.
“Si një lojtar anglez di vetëm Premierligën dhe gjithmonë kam menduar: ‘Ndoshta një ditë do luajë në një ligë të huaj dhe të shoh si do t’ia dal në atë sfidë”, deklaroi ai.
/GazetaBlic Sport/


