Në deklaratat e fundit, 26-vjeçari anglez, Raheem Sterling, tregoi interes për ndryshimin e skuadrës, ai që tashmë është shoqëruar disa herë me një largim në Barcelonë.
“Gjithmonë kam menduar, ndoshta një ditë do të doja të luaja jashtë vendit dhe të shihja se si do ta përballoja atë sfidë”, tha ai, përcjell GazetaBlic Sport.
Sterling shtoi: “Nëse dua lumturinë time, duhet të luaj futboll, duhet të shënoj gola dhe të argëtohem”.
Sipas informacioneve të fundit nga Spanja, Barcelona vazhdon interesimin e madh për të dhe ai mund të transferohet atje më së largu në verën e ardhshme, nëse jo në afatin kalimtar dimëror të janarit 2022.
/GazetaBlic Sport/


