Basketbollisti i Golden State Warriors edhe këtë edicion po zhvillon paraqitje fantastike.
Stephen Curry njihet si njëri ndër gjuajtësit më të mirë për tre pikë në NBA.
Një gjë e tillë është vërtetuar edhe në statistika pasi ai tashmë është bërë basketbollisti që ka shënuar më së shumti trepikësha në histori të NBA.
Curry ka 3359 trepikësha të realizuar në vetëm 886 ndeshje të luajtura, duke lënë pas Ray Allen që ka 3358 sosh në 1471 ndeshje.
Curry shënoi nëntë trepikësha mbrëmë ndaj Chicago Bulls për të arritur të theyjë rekordin e mbajtur nga Ray Allen.
Një arritje shumë e madhe kjo e basketbollistit të Golden State Warrior që synon të thyejë edhe rekord tjera në vazhdim.


