Sporti

Stefano Pioli flet pas ndeshjes ndaj Interit: E merituam fitoren

03/01/2022 23:26
nga:Mergim Rreci

Stefano Pioli këmbëngul se Milani “e meritonte një fitore” kundër Interit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, por 0-0 është “një rezultat i mirë” duke pasur parasysh se ata ishin skuadra vendase.

Kuqezinjtë patën rastet më të mira në përgjithësi, por ndeshja përfundoi 0-0, përcjell GazetaBlic Sport.

“Milani luajti mirë dhe meritonte diçka më shumë, por nëse e shikojmë në të dy ndeshjet, është një rezultat i mirë. Unë ende mendoj se e merituam një fitore këtë mbrëmje”, tha Pioli për Mediaset.

“Zgjodha ekipin që ishte më i miri për këtë ndeshje, bazuar edhe në karakteristikat taktike. Nuk po mendoja fare për Napolin. Ky është një tjetër provë shumë e vështirë, por sa më e ashpër të jetë pengesa, aq më e kënaqshme është për t’u kapërcyer”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/