Sporti

Statuja e Maradonas do të zbulohet me 28 nëntor afër stadiumit të Napolit

11/17/2021 21:52
nga:Lorik J

Stadiumi “Diego Armando Maradona” së shpejti do të ketë gjithashtu një statujë me përmasa reale të legjendës së Napolit dhe Argjentinës, e cila zbulohet më 28 nëntor.

Statuja është krijuar duke përdorur teknika të printimit 3D dhe i është dhuruar qytetit të Napolit nga miku i Maradonës, Stefano Ceci, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai konfirmoi se statuja do t’u prezantohet tifozëve përpara ndeshjes së Serisë A kundër Lazios më 28 nëntor.

Stadio San Paolo u riemërua Stadio Diego Armando Maradona vetëm disa ditë pas vdekjes së tij në nëntor 2020, në moshën 60-vjeçare.

/GazetaBlic Sport