Bartësja e listës së Guxo për asamblenë komunale në Prishtinë, Jeta Statovci, ka vizituar sot kompaninë SPEEEX, që thotë se është një histori suksesi në botën e shërbimeve digjitale dhe teknologjike, raporton Gazeta Blic.
“SPEEEX përfaqëson shembullin më të mirë të lidhjes mes ekspertizës së diasporës dhe potencialit vendor, duke krijuar ura bashkëpunimi që fuqizojnë tregun digjital të Kosovës”, ka shkruar ajo.
Postimi i saj i plotë:
SPEEEX, një histori suksesi në botën e shërbimeve digjitale dhe teknologjike.
Së bashku me Kryetaren Gërvalla, vizituam kompaninë SPEEEX, e cila bashkëpunon ngushtë me gjigantë nga Zvicra, Gjermania dhe më gjerë, duke sjellë praninë e tyre në ekonominë digjitale të vendit tonë.
SPEEEX përfaqëson shembullin më të mirë të lidhjes mes ekspertizës së diasporës dhe potencialit vendor, duke krijuar ura bashkëpunimi që fuqizojnë tregun digjital të Kosovës.
Me zt. Disha, diskutuam për Prishtina Tech Hub, zhvillimin e ekonomisë digjitale, qendrën e të dhënave, si dhe rolin e diplomacisë ekonomike në krijimin e një ekosistemi inovativ e konkurrues për të rinjtë dhe bizneset tona.


