Lajme

Statovci viziton OJQ-në e grave ‘Pojata’ në Prishtinë- Kënaqësi të takoj zonja që meritojnë edhe kujdesin e institucioneve komunale

09/30/2025 21:03
nga:Y I

Jeta Statovci, bartëse e listës për Asamble Komunale në Prishtinë nga Guxo ka vizituar OJQ-në e grave ‘Pojata’ në Prishtinë.

Statovci ka thënë se është kënaqësi të takosh këto zonja që meritojnë edhe kujdesin e institucioneve komunale.

Ajo bëri të ditur se me to kanë biseduar për mundësinë që hapësirat komunale të shfrytëzohen për prezantimin e punimeve të tyre, duke u dhënë atyre më shumë hapësirë dhe vlerësim në jetën kulturore të qytetit.

“Të respektosh çdo grup të shoqërisë është kulturë dhe etikë publike.Kënaqësi të takoj këto zonja që meritojnë edhe kujdesin e institucioneve komunale. Më së shumti, mund t’i ndihmojmë duke forcuar dhe reformuar sistemin shëndetësor në nivel komunal – për të ofruar shërbime më të plota, përfshirë ndihmën rreth barnave – por edhe duke mbështetur aktivitetet e tyre sociale dhe rekreative” shkruan Statovci raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Me zonjat e Prishtines 💙

Të respektosh çdo grup të shoqërisë është kulturë dhe etikë publike.

Kënaqësi të takoj këto zonja që meritojnë edhe kujdesin e institucioneve komunale.

Më së shumti, mund t’i ndihmojmë duke forcuar dhe reformuar sistemin shëndetësor në nivel komunal – për të ofruar shërbime më të plota, përfshirë ndihmën rreth barnave – por edhe duke mbështetur aktivitetet e tyre sociale dhe rekreative.

Gjithashtu, biseduam edhe për mundësinë që hapësirat komunale të shfrytëzohen për prezantimin e punimeve të tyre, duke u dhënë atyre më shumë hapësirë dhe vlerësim në jetën kulturore të qytetit.

Faleminderit Sabrije Nimani, OJQ Pojata

Jeta Statovci 118

Melihate Pllana 18

Sevdije Berisha 27

Sadbere Kamberi 23

Shkendije Rushiti Gashi 38