Lajme

Statovci viziton KF Llapi- Së bashku po përkushtohemi në të ardhmen e klubit dhe të sportit!

12/19/2025 14:54
nga:Y I

Kandidatja për deputete nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka vizituar KF Llapi ku u prit nga trajneri Tahir Batatina dhe lojtarët.

Statovci tha se diskutuan për fillimin e punimeve në ndërtimin e tribunave, mbulimin e plotë të stadiumit dhe vendosjen e ndriçimit, të gjitha sipas kritereve të UEFA.

“Së bashku po përkushtohemi në të ardhmen e klubit dhe të sportit, duke krijuar kushte më të mira, më dinjitoze dhe më profesionale për sportistët tanë dhe gjeneratat që vijnë” shkruan Statovci raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Vizitova KF Llapi, ku u prita nga trajneri Tahir Batatina dhe lojtarët. Diskutuam për fillimin e punimeve në ndërtimin e tribunave, mbulimin e plotë të stadiumit dhe vendosjen e ndriçimit – të gjitha sipas kritereve të UEFA. Këto projekte i kishim diskutuar dhe bashkërisht, si nevoja të domosdoshme infrastrukturore.

Së bashku po përkushtohemi në të ardhmen e klubit dhe të sportit, duke krijuar kushte më të mira, më dinjitoze dhe më profesionale për sportistët tanë dhe gjeneratat që vijnë.

Jeta Statovci 1️⃣7️⃣
1️⃣1️⃣6️⃣