Sporti

Statovci: Vendimi për fitoren e KEK’ut ishte i drejtë – Onixit i urojë suksese në kampionat!

02/09/2022 18:21
nga:L J

Skuadra e KEK’ut ka fituar edhe zyrtarisht ndeshjen ndaj Onixit.

Onix fitoi ndeshjen ndaj KEK’ut në fushë në penallti me rezultatin 5-4, megjithatë kjo fitore nuk do të vlejë më – pasi KEK’u ka fituar ndeshjen në tavolinë – pas ankesave që kanë bërë në FFK – shkaku i parregullsive në protokoll, pasi Onix kishte përdorur portierin e tretë, i cili nuk ishte i regjistruar, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i KEK’ut, Faruk Statovci thotë se ky ishte vendim i drejtë i marrur nga FFK.

“Vendimi më se i drejtë nga Komisioni i FFK’së, sepse ata vetëm e kanë zbatuar rregulloren”, tha fillimisht Faruk Statovci për ‘GazetaBlic Sport’.

Në 10 vitet e fundit, nuk mbahet mend që një skuadër nga Liga e Dytë ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll, andaj kjo është mjaft e mirëseardhur nga Statovci.

“Nuk e di saktë sa i përket që ndonje ekip nga Liga e Dytë ka shkuar deri në këtë fazë të Kupës. Për KEK’un nuk ka qenë edhe nuk është primare Kupa e Kosovës. Për ekipin dhe për mua si trajner është të bëjmë një ekip të fortë për shumë vite në vazhdim”, vazhdoi ai.

Në fund, Statovci tha se ka respekt dhe i uron gjithë të mirat klubit e Onixit.

“Mesazhi im për kundërshtarin është që ju urojë shumë suksese në kampionat”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport