Lajme

Statovci thotë se ka përmisim të kushteve në sektorin publik

05/01/2024 19:57
nga:G C

1 Maji që njihet edhe si Punëtorëve është përcjell me protesta në Kosovë.

Qindra protestues, kanë marrë pjesë në protestën e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, e mbështetur nga sindikata tjera, duke shprehur paknaqësi me trajtimin që po ju bën qeveria e Kosovës këtyre kategorive, raporton gazeta10.

Deputetja nga Lista Guxo që është pjesë e pushtetit, Jeta Statovci në emisionin ‘Raport’ në Kanal10 ka thënë se çdo kush ka të drejtë për të protestuar duke kërkuar përmirësim të kushteve të punës.

Sipas saj, me Ligjin e Pagave ka pasur një reflektim në disa sektorë publik. Ajo ka shtuar se ka përmirësim të kushteve në sektorin publik.