Lajme

Statovci: Tashmë i dimë problemet e Prishtinës, më 12 tetor do të jetë fillimi i fundit të tyre!

09/24/2025 21:11
nga:Sh R

Bartësja e listës për Asamblenë Komunale nga Partia Guxo Jeta Statovci, ka thënë se 12 tetori do të jetë fillimi i fundit të problemeve,me të cilat përballen qytetarët e Prishtinës.

“Për shumë kohë qyteti është zhvilluar pa plan, me improvizime dhe mungesë harmonie. Tani është koha të ndertojmë një Prishtinë ndryshe. Një qytet që i shërben qytetarëve. Një Prishtinë me transport publik efikas, autobusë elektrik, më shumë rrugë për bicikleta dhe trotuare për këmbësore”, ka thënë Statovci.