Nënkryetarja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka deklaruar në Rubikon të Klan Kosovës se blloku i ish-partive opozitare ka qenë refuzues ndaj secilës ofertë që iu është bërë atyre nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ajo tha se refuzimi ka qenë i lidhur drejtpërdrejtë me emrin e kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
Sipas Statovcit, Kurti tani po tërhiqet për të kapërcyer krizën si p.sh votimin e buxhetit dhe funksionimi i institucioneve.
“Ne kemi gatishmërinë që të vazhdojmë në një proces zgjedhor, mirëpo sa i shërben interesit qytetar dhe institucional është çështje tjetër”, deklaroi Statovci në Klan Kosova.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot e mandatoi Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re.
Propozimi i LVV-së ka qenë që me Konjufcën të krijohet një qeveri tranzitore.
Por, Kurti në seancën e 26 tetorit nuk i mori më shumë se 56 vota, duke dështuar të bëhet kryeministër.
E nga PDK, LDK, AAK dhe Nisma deklaruan se nuk kanë votë për ish-kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Nga sot, Konjufca i ka 15 ditë që t’i sigurojë votat për formimin e ekzekutivit.


