Lajme

Statovci: Rasti në Pejë përsëri na tronditi e na pllakosi të gjithëve

04/16/2024 13:16
nga:N K

Jeta Statovci deputete e LVV-së përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pas vrasjes që ndodhi sot në Pejë.

Statovci thotë se është e vështirë të përshkruhet e të thuhet diçka në këtë gjendje kaq të rënduar për jetën e grave dhe vajzave në vendin tonë, ku shton se rasti në Pejë në ka trondiur të gjithëve.

“Edhe një grua më pak sot, e edhe një e zezë më shumë e shoqërisë tonë po sot. E vështirë të përshkruhet e të thuhet dicka në këtë gjendje kaq të rënduar për jetën e grave dhe vajzave në vendin tonë, për fat të keq! Rasti në Pejë përsëri na tronditi e na pllakosi të gjithëve”, shkroi Statovci.

Tutje Statovci i ka shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmve të viktimës

“Ngushëllime familjes, të afërmve dhe të gjithëve që bashkëndjejnë dhimbjen e madhe për edhe një humbje të një gruaje më shumë”, përfundoi ajo.

Postimi i plotë: