Sporti

Statovci për ndeshjen Llapi – Shkupi: Në futboll ka shanse gjithmonë, mendoj se nesër Llapi do ta bëjë një ndeshje të mirë

07/14/2021 17:11
nga:Lorik J

Skuadra e Llapit nesër do ta zhvillojë ndeshjen kthyese ndaj Shkupit në UEFA Conference League.

Takimi i parë mes Shkupit dhe Llapit që u zhvillua një javë më parë përfundoi me fitoren e ekipit shqipar nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 2:0, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri kosovar, Faruk Statovci ka theksuar se në futboll ka shanse gjithmonë dhe mendon se Llapi do ta zhvillojë një ndeshje të mirë nesër.

“Ne tash më veç se e kemi parasysh që goli si mysafir nuk e ka vlerën që ka pasur përpara. Është rezultat, i cili mendoj që ka gjasa të kalojë tutje. Për fat jo të mirë pranimi i golit të dyte në fund pak i ka vështrësuar situaten, por në futboll ka shansa gjithmonë. Nuk ka qenë edhe shumë keq në ndeshjen e parë, por golat i ka pranuar në momente jo të mira. Kualiteti është i afërt, por përparsia në bazë të përvojës është tek Shkupi. Besoj se Llapi do bejë një lojë të mirë nesër”, tha fillimisht Faruk Statovci për ‘GazetaBlic Sport’.

Në lidhje me rikthimin e tifozëve, Statovci tha se tifozët të japim motiv e jo cilësi.

“Tifozët normal janë një motiv shtesë, me tifozë ekipi është me i motivuar, por cilësinë nuk e rrisin tifozet japin motivim – e jo cilësi”, përfundoi Statovci.

/GazetaBlic Sport