Deputetja e Guxo, Jeta Statovci, ka thënë se mërgata i jep kurajë në vizionin për forcimin e shtetit në çdo segment, raporton Gazeta Blic.
Ajo në Facebook ka ndarë foto nga takimet me bashkatdhetarë, teksa ka falënderuar ata për përkushtimin, dashurinë dhe përgjegjësinë për Republikën.
“Bashkë do të ecim përherë”, ka shkruar ajo.
Postimi i saj i plotë:
Bashkë do të ecim përherë!
Në takimin tonë me mërgatën e Kosovës, ku energjia e përafrimit, shpresës dhe lidhjes tonë përherë e më të fuqishme, na jep kurajon e duhur në vizionin tonë për forcimin e shtetit në çdo segment.
Faleminderit mërgatë, për përkushtimin, dashurinë dhe përgjegjësinë që keni për Republikën.