Jeta Statovci, kandidate e Listës Guxo për deputete, ka theksuar rëndësinë e unitetit dhe vendosmërisë për të përballuar çdo sfidë, duke u angazhuar që, pavarësisht pengesave dhe dyshimeve, asgjë nuk do të mund ta ndalë progresin, raporton GazetaBlic.
Ajo shtoi se çdo pengesë do të kthehet në mundësi për të krijuar një të ardhme më të fortë dhe më të ndritur për brezat e ardhshëm, duke ndërtuar një rrugë të përparimit dhe suksesit.
“Ne jemi këtu për të formësuar të ardhmen,” tha Statovci.
E plotë:
Mbështesim njëra-tjetrën, ecim krah për krah dhe përballemi me çdo sfidë me forcë dhe vendosmëri.
Mund të na hedhin gurë—dyshime, pengesa, kundërshtime—por ne nuk do të thyhemi.
Përkundrazi, çdo gur do ta mbledhim dhe do të ndërtojmë një rrugë përpara, një rrugë force, përparimi dhe mundësish për brezat që vijnë. Ne nuk jemi këtu për të krijuar, udhëhequr dhe formësuar të ardhmen. Asgjë nuk është më e fuqishme!


